Bota

BE po shkon drejt refuzimit të gazit rus, Nauseda: Të shtohen sanksionet ndaj Rusisë

21 Mars 2022, 12:20 Nga DOSJA
BE po shkon drejt refuzimit të gazit rus, Nauseda: Të shtohen

LITUANI– Presidenti i Lituanisë, Gitana Nauseda ka thënë se vendi po punon drejt refuzimit të burimeve ruse të energjisë. Kjo vjen pasi ministri i tij i jashtëm, Gabrielius Landsberg, tha se Bashkimi Evropian duhet të rrisë sanksionet ndaj importeve të naftës ruse.

Është e pashmangshme që ne të fillojmë të flasim për sektorin e energjisë dhe ne mund të flasim patjetër për naftën, sepse ajo është e ardhura më e madhe për buxhetin e Rusisë.“-tha ai.

Sipas Skynews, kryeministri holandez, Mark Rutte tha se BE është ende e varur nga nafta dhe gazi rus dhe “nuk mund ta ndërpresë atë menjëherë”.

Këtë muaj, SHBA dhe Britania e Madhe njoftuan një ndalim të naftës ruse, ndërsa BE tha se do t’i jepte fund varësisë së saj nga gazi rus.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se blloku kishte blerë mjaftueshëm gaz natyror të lëngshëm për të siguruar që ai të mund të ishte i pavarur nga importet ruse deri në fund të dimrit.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ukraina REFUZON kërkesën e Rusisë për të dorëzuar Mariupolin! Sot bisedimet e radhës

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gabrielius landsberg gitana nauseda lufta ukraine-rusi mark rutte gabrielius landsberg gitana nauseda lufta ukraine-rusi mark rutte

Sondazh

Poll