Bota

Gripi i shpendëve/ Kosova merr vendimin DRASTIK, ndalon importin e pulave nga Shqipëria

21 Mars 2022, 12:07 Nga DOSJA
Gripi i shpendëve/ Kosova merr vendimin DRASTIK, ndalon importin e pulave

PRISHTINË- Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka ndaluar importin nga zonat që janë të prekura nga gripi i shpendëve në Shqipëri. AUVK thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetin e veterinarisë se Shqipërisë, për të parë dhe mundësinë e përhapjes së sëmundjes nga vendi ynë për në Kosovë.

Duke u bazuar në raportin e OIE ( Organizata Ndërkombëtare për Epizooti ) me numër reference D381-1-1-22, për lajmërimin e paraqitjes se sëmundjes Gripi i Shpezëve-AvianInfluenza tipi H5N8 në zonën e Durrësit Shqipëri. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot me datë 21.03.2022 nxjerrë ‘’Vendim’’me nr.03/205/22, Për masat e ndalesës se importit të shpezëve të gjalla nga zona qe është konfirmuar prezenca e sëmundjes. Vendimi është nxjerrë bazuar në Ligjin Nr. 2004/21 për Veterinarinë dhe udhëzimin administrativ Nr. 2005/24 për Luftimin e Sëmundjes Zoonotike të Shpezëve ‘Gripi i Shpezëve’. Bazuar në vlerësim të situatës epizootiologjike paraqitjes se disa rasteve në shtetin fqinj”, thuhet në njoftim.

LAJMI KRYESOR: SKANDAL! Gati 1 mln pula të ngordhura në Durrës,kërkohet ndihmë nga shteti për t’i groposur

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni gripi i shpendeve ne shqiperi kosova gripi i shpendeve ne shqiperi kosova

Sondazh

Poll