Bota

Konsulli grek evakuuohet nga Mariupol: Atë që pashë unë…

21 Mars 2022, 08:05 Nga DOSJA
Konsulli grek evakuuohet nga Mariupol: Atë që pashë

GREQI- Konsulli i përgjithshëm i Greqisë në Mariupol, Manolis Androulakis është diplomati i fundit i BE-së që u evakuua të dielën. Sipas Swissinfo, ai tha se qyteti po i bashkohej radhëve të vendeve të njohura se ishin shkatërruar në luftërat e së kaluarës.

Manolis Androulakis ka ndihmuar dhjetëra shtetas grekë që të evakuuohen. Ai u largua nga Mariupoli të martën dhe arriti në Greqi pas një udhëtimi katër-ditor. Përmes Ukrainës kaloi në Rumani përmes Moldavisë, së bashku me 10 shtetas të tjerë grekë.

“Atë që pashë unë, shpresoj mos ta shohë askush. Mariupol do të bëhet pjesë e një liste të qyteteve që u shkatërruan plotësisht nga lufta, nuk kam nevojë t’i përmend ato… ato janë Guernica, Coventry, Aleppo, Grozny, Leningrad,” -tha Androulakis.

Sipas Ministrisë së Jashtme greke, Androulakis ishte diplomati i fundit i BE-së që u largua nga Mariupol, ku shumë banorë janë bllokuar nën bombardime të forta për më shumë se dy javë, ndërsa forcat ruse kërkojnë të marrin kontrollin.

Të paktën 10 grekë janë vrarë dhe disa janë plagosur që kur Rusia filloi të sulmojë Mariupolin, ndërsa më shumë se 150 shtetas grekë janë evakuuar nga rajoni sipas Ministrisë së Jashtme greke. Mariupol, një qytet me më shumë se 400,000 banorë para luftës, ka pasur historikisht një popullsi të konsiderueshme grekësh etnikë, të cilët kanë qenë aktivë në tregti dhe transport detar në rajon që nga periudha bizantine.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ukraina REFUZON kërkesën e Rusisë për të dorëzuar Mariupolin! Sot bisedimet e radhës

(j.c)/dosja.al

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi manolis androulakis lufta ukraine-rusi manolis androulakis

Sondazh

Poll

Bota 21 Mars 2022, 07:53

Kur “shporta e bukës” është në luftë

Edhe para se ushtria ruse të niste pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, çmimet e ushqimeve kanë qenë në rritje gjatë gjithë vitit të kaluar. Sipas Organiza...