Aktualitet

E dyta herë që i ndodh! Rama gabon sërish, dje ndërruan jetë minatorët, ftesë për Tropojë

20 Mars 2022, 10:36 Nga DOSJA
E dyta herë që i ndodh! Rama gabon sërish, dje ndërruan

TIRANË– Rama ndonjëherë është pa fat! Sot, ishte një prej atyre ditëve… Sot si ditë e dielë që është, kryeministri Edi Rama vendosi që të ndante disa pamje nga Valbona, Tropojë, ku ende ka dëborë dhe është vendi perfekt për pushime larg zhurmave të qyteteve. Kështu që dhe Rama ka zgjedhur pikërisht këto pamje për të nisur ditën, por nuk është koha e momenti i duhur.

“Mirëmëngjes dhe me Valbonën dimërore që është kthyer në një nga adresat e preferuara jo vetëm për vizitorët vendas, po edhe të huajt që pëlqejnë aventurën e majave me dëborë, ju uroj një të diel të qetë,”-shkruan Rama. Por nuk është koha e duhur! Dje, gjë që Rama duhet ta dijë, në Tropojë humbën jetën dy punëtorë në minierën e kromit, Adil Dautaj dhe Afrim Zhutaj. Asnjë fjalë nuk tha për ta, madje dhe reklamon Tropojën si vend turistik. Mesa duket nuk ka marrë mësime nga hera e parë!

Ky episod kreut të qeverisë i ka ndodhur edhe me masakrën e Velipojës, ku humbën jetën 4 persona si pasojë e një përplasjeje me armë zjarri. (SHIKO KËTU) Duke qenë se postimet e Ramës janë të skeduluara në Facebook, duket se ndonjëherë përkojnë jo mirë me çfarë ndodh gjatë natës.  Mirëpo me herën e parë që i ndodhi duket se nuk e ka marrë mësimin…

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama tropoje edi rama tropoje

Sondazh

Poll