Aktualitet

Lëvizte me identitet të rremë, arrestohet 38-vjeçari shqiptar në Itali me dy pako kokainë

20 Mars 2022, 10:10 Nga DOSJA
Lëvizte me identitet të rremë, arrestohet 38-vjeçari

ITALI- Një shqiptar është ndaluar për verfikimi në Itali ku rezultoi se identiteti i tij ishte i rremë dhe ndaj tij ekzistonte një urdhë arresti.

Sipas mediave italiane, gjithçka nisi pasditen e 8 marsit kur patrulla e policisë ndaloi për kontroll një rumun 37-vjeçar i cili u dërgua në Stacionin e Karabinierëve të Qendrës Parma pasi karta e identitetit ishte e dëmtuar.

Në përfundim të verifikimeve rezultoi se 37-vjeëari kishte identitet të rremë pasi në realitet ishte një shtetas shqiptar, 38-vjeçar dhe me precedentë penal. Pas kontrollit personal u gjet një kartë shëndetësore dhe një kartë ATM e një llogarie rrjedhëse me identitet të rremë. Duke pasur parasysh natyrën flagrante të krimit, u kontrollua shtëpia ku u sekuestruan dy pako me drogë të llojit kokainë dhe hashash.

Burri shpjegoi se përpara se të hynte në Itali, disa vite më parë pas një refuzimi të hyrjes në kufi, ai kishte marrë një kartë identiteti rumune si pjesë e Komunitetit Evropian. Me të mbërritur në Itali është paraqitur në Zyrën e Regjistrimit të Bashkisë ku ka kërkuar dokumentin italian.

Në përfundim të formaliteteve ai u arrestua për shpërndarjeje droge, vërtetim ose deklarim të rremë pranë një zyrtari publik, posedim dhe prodhim dokumentesh false identifikimi dhe zëvendësim personi dhe i shoqëruar në burgun Via Burla.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali policia italiane arrestohet shqiptari ne itali policia italiane

Sondazh

Poll