Aktualitet

Me ministren në krah, Rama del në terren, kontroll tek marketi i lagjes: Mos me abuzime!

20 Mars 2022, 09:24 Nga DOSJA
Me ministren në krah, Rama del në terren, kontroll tek marketi i

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka vizituar një market lagjeje për të parë çmimet e produkteve bazë. I shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, Rama ka kaluar në çdo raft për të parë nga afër ndryshimet e çmimeve, ndërsa prezantimin ia bënte pronari. Me anë të një statusi në Facebook Rama njoftoi se çmimet po ndiqen nga Bordi i sapongritur i Administrimit.

Rama ndër të tjera me drejtuesin e marketit ka thënë se marzhi i fitimit në këto momente duhet të jetë superminimal, pasi në këtë situatë e rëndësishme është që ushqimi bazë të jetë në një nivel të arsyeshëm.

“E rëndësishme është që ushqimi bazë të jetë në një nivel të arsyeshëm, ku marzhi i fitimit të jetë superminimal në këtë fazë. Kostot të sigurohen dhe ecuria të sigurohet. Mos të ketë abuzime në kurriz të njerëzve se të tjerave s’kemi çfarë t’i bëjmë,”-tha ai. 

POSTIMI I PLOTË:

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama rritja e cmimeve ne shqiperi edi rama rritja e cmimeve ne shqiperi

Sondazh

Poll