Aktualitet

Vdekja e dy minatorëve në Tropojë, arrestohet drejtuesi teknik i minierës

20 Mars 2022, 09:21 Nga DOSJA
Vdekja e dy minatorëve në Tropojë, arrestohet drejtuesi teknik i

TROPOJË- Mëngjesin e sotëm është vënë në pranga drejtuesi teknik i subjektit për shfrytëzimin e mineralit të kromit, ku ditën e djeshme, humbën jetën dy punonjës.

Sipas njoftimit të policisë është arrestuar shtetasi A. R., 45 vjeç, banues në Bajram Curri, dhe akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Arrestimi i tij është bërë një ditë pasi humbën jetën dy persona për shkak të mosmarrjes së masave për sigurimin teknik nga ana e tij, në galerinë minerare, kanë humbur jetën dy punëtorë.

Adil Dautaj, 41 vjeç banues në Tropojë dhe Afrim Zhutaj, 43-vjeç nga Kepeneku, të dy minatorë kanë ndërruar jetë dje në mënyrë tragjike si pasojë e një aksidenti në galerinë e kromit në fshatin Lajthizë të Tropojës. Të dy ndodheshin në 1000 metra thellësi rreth orës 11:54 bashkë me katër kolegë të tyre, kur galeria e kromit pësoi shembje dhe i zuri poshtë.

Katër shokët e Dautaj e Zhutajt arritën të dilnin, por ata të dy mbetën të bllokuar për më shumë orë dhe si pasojë e asfiksimit ndërruan jetë. Trupat e pajetë u nxorrën pas disa orësh kërkime nga ekipet e kërkim-shpëtimit.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet adil dautaj afrim zhutaj shembet miniera ne tropoje adil dautaj afrim zhutaj shembet miniera ne tropoje

Sondazh

Poll