Aktualitet

VIDEO/ Rrihet brutalisht nga dy persona dhe braktiset në rrugë kuzhinieri i njohur

20 Mars 2022, 08:59 Nga DOSJA
VIDEO/ Rrihet brutalisht nga dy persona dhe braktiset në rrugë

FUSHË KRUJË- Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e djeshme ku disa persona, ende të paidentifikuar kanë dhunuar kuzhinierin Indrit Çela, 39-vjeç dhe e kanë lënë në rrugë.

Sipas informavcioneve paraprake, Çela ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij tip Smart kur në zonën e njohur si Ura e Gjolës është nxjerrë me dhunë nga dy persona të cilët e kanë rrahur brutalisht me leva dhe sende të forta.

Ndërkohë në një video të publikuar ditën e djeshme në JOQ shihet momenti kur disa persona qëllojnë Çelën i cili thuhet se ishte në praninë e bashkëshortes.

Kanë qenë dëshmitarët që panë ngjarjen të cilët kanë lajmëruar ambulancën e cila e dërgoi në qendrën shëndetësore të Fushë Krujës për të marrë mjekimin e duhur.

Vetë 39-vjeçari ka deklaruar se është aksidentuar nga një makinë që ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk ka pranuar që të jetë rrahur por efektivët e policisë nuk janë bindur nga dësmia e tij në bazë të plagëve të marra.

Indrit Çela njihet në publikun shqiptar pas disa emisioneve të gatimit të cilat i prezantonte së bashku me mikun e tij Alfio Rrotani.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet indrit çela rrihet kuzhinieri indrit çela rrihet kuzhinieri

Sondazh

Poll