Politike

Kryemadhi i del në mbrojtje Metës: I vetmi politikan që ka hequr dorë nga postet

9 Korrik 2019, 21:57 Nga DOSJA
Kryemadhi i del në mbrojtje Metës: I vetmi politikan që ka hequr

TIRANË– Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në “Tempora” tha se bashkëshorti i saj Ilir Meta ishte i vetmi politikan që kishte hequr dorë nga postet e tij.

“Ilir Meta i vetmi politikan që hoqi dorë nga postet, ata që e gjykuan, të favorizuarit e Edi Ramës,”-tha Kryemadhi.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit:

Në 30 vjet tranzicion, Ilir Meta është i vetmi politikan që u akuzua, dha dorëheqjen postet që mbante, lëshoi imunitetin, nuk e mbylli procesin në gjykatë për procedurë si të gjithë të tjerët, sepse as Prokurori s’kishte çfarë të thonte për të, sepse u bë palë. E çuan në Gjykatë të Lartë që Ilir Meta të kërkonte shkelje të procesit për mbyllje të procedurave, sepse e ka shkelur 9 herë procedurën prokuroria, por përkundrazi ai tha që donte gjyq në themel dhe hetim të të gjitha gjërave. I gjithë procesi gjyqësor tregoi të kundërtën e asaj fushate boomerang dhe historive të tjera që u ngritën kundra Ilir Metës dhe është i vetmi që ka mbyllur 5 me 0 gjykimin. Ku dihej shumë mirë që dy gjyqtarë ishin kryesorët në të gjithë procesin e hartuar kundër tij. Ata gjyqtarët që kanë gjykuar Ilir Metën sot janë të favorizuarit e Edi Ramës.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta monika kryemadhi ilir meta monika kryemadhi

Sondazh

Poll