Politike

Sonila Meço tregon arsyet pse shkoi në vilën e Kryemadhit, ‘sfidon’ Ramën: Jam gati të të vij në Surrel (VD)

10 Korrik 2019, 05:56 Nga DOSJA
Sonila Meço tregon arsyet pse shkoi në vilën e Kryemadhit,

Tiranë-  Gazetarja Sonila Meço për emisionin e bërë në vilën e Monika Kryemadhit në Gjirin e Lalzit, ka deklaruar se kjo është puna e saj si gazetare që të bëjë intervista.  Meço tha se është e gatshme të hyjë edhe në vilën e Edi Ramës në Surrel.

 “Kam bërë shumë programe përgjatë karrierës sime dhe bashkë kemi realizuar shumë intervista. Dua t’i rikthehem një momenti, që e kam edhe sqarim për publikun. Ne kemi realizuar një emision veror sëbashku dhe kam ardhur në vilën tuaj në Gjirin e Lalzit dhe në mënyrë krejt abuzive e shoh në portale të ndryshme si akuzë të ngritur ndaj meje. E para sqaroj publikun se detyra e një gazetari është të informojë. Unë kam hyrë në vilën e Gjirit të Lalzit, jam gati nesër të hyj edhe në vilën e Surrelit të zotit Rama dhe në vilën e çdo politikani shqiptar për të treguar dhe dëshmuar. Mund të hyj për një emision veror, për një investigim, mu hap dera në Gjirin e Lalzit.”, u shpreh ajo. 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama monika kryemadhi sonila meço edi rama monika kryemadhi sonila meço

Sondazh

Poll