Politike

Kryemadhi sfidon hapur Bashën: Të jem si ty shkoj në zgjedhje me Edi Ramën

9 Korrik 2019, 20:58 Nga DOSJA
Kryemadhi sfidon hapur Bashën: Të jem si ty shkoj në zgjedhje me

TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në emisionin “Tempora” në RTV Ora u shpreh se nëse do ishte në vendin e kreut të demokratëve, Lulzim Basha do shkonte në zgjedhje me Edi Ramën, kryeministër.

Monika Kryemadhi: Të jem unë si Lulzim Basha unë shkoj në zgjedhje me Edi Ramën. Sot të shkosh në zgjedhje me Edi Ramën kemi 90% të shqiptarëve. Ja kam thënë dhe Basha e di shumë mirë këtë gjë, jo vetëm Basha por shumë të tjerë. Nuk kam asnjë kontraditë (me Bashën), jemi të rakorduar. Jemi në negociata me ndërkombëtarët. Sot opozita është në udhëheqje të opinionit kombëtar dhe shqiptar. Shqiptarët kanë dalë në rrugë për veten e tyre dhe nëse shqiptarët nuk shikojnë që kjo opozitë që ka marrë përsipër ti udhëheqë nuk është e qartë. Negociatat tona me ndërkombëtarët nuk janë për të zgjidhur krizën e momentit që edhe politikanët dhe ndërkombëtarët të shkojnë me pushime në gusht, nuk ka rëndësi se kush është në anën tjetër.Negociohet për për ti dhënë fund tranzicionit 30 vjeçar që e ka çuar vendin në vijën e fundit.

(Marrë nga RTV Ora)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kriza politike lulzim basha monika kryemadhi zgjedhjet ne shqiperi edi rama kriza politike lulzim basha monika kryemadhi zgjedhjet ne shqiperi

Sondazh

Poll