Aktualitet

Gruaja kërkon arrestimin e djemve në Tiranë: Ia turrën qenit tim Pitbullin

19 Mars 2022, 13:50 Nga DOSJA
Gruaja kërkon arrestimin e djemve në Tiranë: Ia turrën qenit

Një 60-vjeçare që jeton e vetme mbasi fëmijët i ka jashtë vendit, e ka vënë në pozitë të vështirë policinë e Tiranës. Ajo kërkon identifikimin e dy djemve të rinj e më pas arrestimin e tyre, mbasi ata i rrezikuan qenin e shtëpisë, duke e futur në përleshje me qentë e tyre.

Mbasi ka përshkruar me detaje secilin nga dy djemtë që i ishin afruar shtëpisë së saj private dhe, duke provokuar qenin e saj i kishin turrur dy qen të racës “pitbull”, ajo i ka akuzuar oficerët se përse nuk vepronin, e përse nuk nxirrnin shërbimet që t’i gjenin të rinjtë provokatorë.
Por siç bën me dije policia nga komisariati numër 5 për Gazetasi.al, oficerët e krimeve e kanë marrë shtruar, duke i komunikuar të moshuarës se si nisje të hetimeve, duhet të përfundojnë me marrjen e deklaratës së saj.

“A e keni qenin të vaksinuar dhe a mund të na i vendosni këtë dokument në dispozicion”, – e ka pyetur oficeri i policisë kallëzuesen, duke shtuar më tej pyetjen nëse qeni i saj gjendej jashtë shtëpisë, apo në rrugën e lagjes. Gruaja insiston se qeni i saj, i moshës tetë vjeç është racë shtëpiake dhe se ajo jeton vetëm mbasi fëmijët i ka emigrant . Dhe qeni është më i rëndësishëm se gjithçka ajo ka, pasi vetëm atë ka.

“Dëgjova këta persona, që nuk i njoh, të cilët kishin qen pitbull dhe ja turrën qenit tim. Ju thashë nga ballkoni i vilës mos na i ngatërroni qentë. Por ata qeshën dhe i lëshuan qentë e tyre tek qeni im. Duke u zënë qentë me njëri-tjetrin, ata nuk po ndaheshin më dhe njëri nga djemtë e qëlloi qenin tim në kokë. Qeni u gjakos në kokë dhe më pas këta persona u larguan me qentë e tyre. Kërkoj që kjo çështje të ndiqet penalisht nga ana juaj”- deklaron shtetasja L.D pranë policisë në Kamzë.

Kur oficeri e pyet të moshuarën për pasaportën e vaksinimit ajo përgjigjet që nuk ka asnjë dokument të tillë, kurse pyetjes tjetër se çfarë dëmtimesh kishte pësuar qeni ajo i detajon: “U gjakos në kokë dhe kjo është e padrejtë. E kam qen shtëpie, në fakt kam dy, një me lara. Ky më i madhi mu rrezikua”./Gazeta Si

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kafshë sherr tirane zihen kafshet kafshë sherr tirane zihen kafshet

Sondazh

Poll