Politike

Deputeti i PS tregon datën: Ja kur do të shkarkohet Ilir Meta

9 Korrik 2019, 19:29 Nga DOSJA
Deputeti i PS tregon datën: Ja kur do të shkarkohet Ilir Meta

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Adnor Shameti, që ishte dhe relatori i raportit përfumdimtar në Kuvend që u votua dje dhe i hapi rrugë shkarkimit te Presidentit, ka treguar se dhe sa ditë mund të qëndrojë në zyrë Ilir Meta.

Shameti u shpreh se nga dje ka nisur puna e Komisionit Hetimor dhe shtoi se deri në shtator do të publikohet raporti përfundimtar ku do të kërkohet dhe shkarkimi i Metës.

“Komisioni nisi punën që dje, mendoj se për tre muaj do të përfundojë nga puna dhe në shtator do të kemi raportin përfundimtar ku do të kërkohet shkarkimi i Presidentit”, tha deputeti i PS.

Kujtojmë se dje Kuvendi ka miratuar ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës102 deputetë nga opozita dhe maxhoranca votuan pro ngritjes së Komisionit. Opozita e re ishte e përçrarë, ndërsa maxhoranca e vendosur që t’i shkonte nismës deri në fund. Rama nga Kuvendi iu përgjigj të gjitha deklaratave të Metës duke e quajtur armik të demokracisë dhe Kushtetutës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike adnor shameti deputeti i ps ilir meta ps shkarkon metën adnor shameti deputeti i ps ilir meta ps shkarkon metën

Sondazh

Poll