Politike

Parregullsitë në zgjedhje, opozita do nga KQZ kopje të materialeve zgjedhore: 8 kërkesat tona

9 Korrik 2019, 17:27 Nga DOSJA

TIRANË- Kur ka kaluar më shumë se 1 javë nga zgjedhjet e 30 qershorit partitë e koalicionit qeveritar i kanë dërguar sot një letër Komisionit Qendor të Zgjedhejve ku kërkon materialet zgjedhore. Në kërkezën e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, shkruhet se duan kopje të procesvebaleve që janë mbajtur nga KZAZ-të, por dhe kopje të filmimeve që janë bërë nga grupet e numërimit të votave.

Partitë e opozitës kanë kërkuar vënien në dispozicion të materialeve zgjedhore duke iu referuar Kodit të Procedurës Administrative dhe Ligjit për të Drejtën e Informimit. Materialet zgjedhore nuk klasifikohen si sekret dhe, sipas ligjit, ato duhet të vihen në dispozicion brenda 10 ditësh.

NJOFTIMI I PLOTË I PD

Partitë e koalicionit opozitar i kërkojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve t’u vërë në dispozicion materialet zgjedhore të 30 Qershorit. Opozita e bashkuar synon që, përmes këtyre materialeve, me të drejtën që i garanton ligji, të dëshmojë para opniionit publik manipulimet e mëdha të kryera më 30 Qershor.

Partitë e opozitës kanë kërkuar vënien në dispozicion të materialeve zgjedhore duke iu referuar Kodit të Procedurës Administrative dhe Ligjit për të Drejtën e Informimit. Materialet zgjedhore nuk klasifikohen si sekret dhe, sipas ligjit, ato duhet të vihen në dispozicion brenda 10 ditësh.

Në letër thuhet se kërkesa për vënien në dispozicion të marialeve zgjedhore bëhet “në kushtet, kur opozitës iu mohua përfaqësimi me anëtarë në të gjitha niveket e adminsitratës zgjedhore në votimet moniste të 30 Qershorit.

 

 

 

Kërkesa e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, në emër të partive të koalicionit opozitar,përfshin 8 elementë:

1. Kopje të printuara të listave zgjedhore për çdo qendër votimi.
2. Kopje e vërtetuar e Tabelës Përmbledhëse të rezultatit për zonën zgjedhore nga KQZ-ja.
3. Kopje të vërtetuara të Tabelave Përmbledhëse të rezultateve zgjedhore për çdo njësi të qeverisjes vendore nga KZAZ-ja.
4. Kopje të vërtetuara të tabelave të rezultateve për çdo qendër votimi nga grupet e numërimit.
5. Kopje të vërtetuara të procesverbaleve tip për mbylljen e votimit për qendër votimi.
6. Kopje të vërtetuara të listës së anëtarëve të administratës zgjedhore, të emëruar kryesisht nga KQZ dhe KZAZ përkatëse, duke specifikuar për secilin administratën zgjedhore në të cilën ai bën pjesë, sipas regjistrit të administrimit zgjedhor që mban KQZ-ja, për çdo qendër votimi, KZAZ dhe Grup Numërimi.
7. Kopje të regjistrimit të kamerave të të gjitha tavolinave të numërimit në çdo Grup të Numërimit të Votave.
8. Kopje të regjistrimit të kamerave të ambienteve të brendshme të KZAZ-ve.

Për kërkesën e partive të opozitës, ku citohen edhe disa gjetje të Misionit të ODIHR, është vënë në dijeni dhe shefja e këtij Misioni, Audrey Glover.

Kujtojmë se në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku opozita nuk merrte pjesë ndodhën disa parregullsi. Kishte që nga votimi familjar e deri tek filmimi i votuesve në kutinë e fshhetë. Po ashtu pas mbylljes së procesit të votimit, KQZ dha shifra të ndryshme të pjesëmarrjes dhe solli debate mes opozitë e maxhorancës. KQZ e justifikoi këtë si një problem teknik dhe nuknisi hetimet, ndërsa nga PD e partitë e tjera opozitare u tha se ishte një mekanizëm për të shtuar numrin e pjesëmarrjes.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike materialet zgjedhore parregullsite ne zgjedhje partia demokratike zgjedhjet e 30 qershorit materialet zgjedhore parregullsite ne zgjedhje partia demokratike zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll