Sport

Një tjetër “shuplakë” për Dybalan: Juve e mbyll kapitullin me sulmuesin argjentinas

18 Mars 2022, 14:15 Nga DOSJA
Një tjetër “shuplakë” për Dybalan: Juve e mbyll

ITALI- Një kapitull i ri, ndoshta ai përfundimtar. Juventus refuzon të negociojë me Jorge Antun, agjentin e Paulo Dybala-s. Kontrata e sulmuesit skadon në muajin qershor dhe klubi bardhezi nuk ka ndërmend të bind argjentinasin. Takimi ishte planifikuar javën e ardhshme, por është në dyshim.

Në kushtet aktuale duket e vështirë që “Zonja e vjetër” të propozojë më shumë se 7 milionë euro.Dybala vërtetë po pret, por një sy rrotull e ka hedhur. Një futbollist i tillë falas është rast përforcimi për çdo skuadër me ambicie. Atletico Madrid është një nga admirueset më të mëdha të sulmuesit, ndërkohë që thuhet se drejtori Berta e ka takuar menaxherin e argjentinasit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dybala juventus dybala juventus

Sondazh

Poll