Bota

Macron telefonon Putin: Situata në Mariupol është kritike, të respektohet armëpushimi

18 Mars 2022, 18:32 Nga DOSJA
Macron telefonon Putin: Situata në Mariupol është kritike,

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron i tha të premten presidentit rus Vladimir Putin se ishte shumë i shqetësuar për situatën në Mariupol, qytetin ukrainas që është goditur nga bombardimet e vazhdueshme gjatë ditëve të fundit. CNN shkruan se sipas një deklarate nga Pallati Elysee, Macron kreu një telefonate me homologun e tij rus Vladimir Putin pasditen e sotme.

“Presidenti Macron i kërkoi atij masa konkrete dhe të verifikueshme për heqjen e rrethimit të Mariupolit, lejimin e aksesit humanitar dhe një armëpushim të menjëhershëm. Presidenti francez përmendi përsëri përkeqësimin e situatës në Ukrainë, sulmet e vazhdueshme që godasin civilët dhe dështimin për të respektuar ligjin humanitar, ndërkohë që negociatat midis delegacionit rus dhe ukrainas nuk kanë çuar për momentin në ndonjë përparim,” thuhet në deklaratën e Pallatit Elsyee.

LAJMI KRYESOR/Dita e 23-të! Më shumë se 700 civilë të vrarë, sulme në Lviv, Zelenskyy bisedë me Macron

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota emmanuel macron lufta ukraine-rusi pallati elysee vladimir putin emmanuel macron lufta ukraine-rusi pallati elysee vladimir putin

Sondazh

Poll