Bota

Minsitri britanik mbështet Biden: Putin është kriminel lufte dhe kërcënim për njerëzimin

18 Mars 2022, 18:02 Nga DOSJA
Minsitri britanik mbështet Biden: Putin është kriminel lufte dhe

BRITANI– Sekretari i Shëndetësisë së Mbretërisë së Basshkuar, Sajid Javid e ka quajtur presidentin Putin “një kriminel lufte”, duke I bërë jehnë fjalëve të presidentit amerikan, Joe Biden.

Në Forumin e Pranverës Konservatore, Javid foli për “retë e stuhisë së luftës” në Evropë dhe zemërimin dhe pikëllimin e tij kur dëgjoi raportet për varreza masive në Mariupol dhe vrasjen e grave shtatzëna.

“Të mos gabojmë, Vladimir Putin është një kriminel lufte. Ai është një kërcënim për njerëzit e lirë kudo dhe ai do të mbahet përgjegjës”, tha Javid.

Të enjten, ministrat e tjerë të kabinetit, Liz Truss dhe James Cleverly, u shfaqën ngurrues për të përdorur termin kriminel lufte kur i referoheshin Putinit.

Kremlini e ka quajtur përdorimin e frazës nga Biden si “retorikë e pafalshme”.

LAJMI KRYESOR/Dita e 23-të! Më shumë se 700 civilë të vrarë, sulme në Lviv, Zelenskyy bisedë me Macron

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi sajid javid lufta ukraine-rusi sajid javid

Sondazh

Poll