Bota

Çifti hollivudian mbledh në kohë rekord 30 milion dollarë për Ukrainën, Kunis: Do vazhdojmë

18 Mars 2022, 17:31 Nga DOSJA
Çifti hollivudian mbledh në kohë rekord 30 milion dollarë

SHBA- Aktorët hollivudian,  Mila Kunis dhe Ashton Kutcher njoftuan të enjten se kanë tejkaluar objektivin e tyre për të mbledhur 30 milionë dollarë për popullin e Ukrainës.

Në fillim të këtij muaji, çifti njoftoi nisjen e një mbledhjeje fondesh GoFundMe: Stand With Ukraine. Një total prej 67,000 njerëz kanë dhuruar, duke e çuar totalin në më shumë se 34 milionë dollarë që nga pasditja e së enjtes.

“Ne jemi të mbingarkuar me mirënjohje për mbështetjen, dhe ndërsa kjo është larg zgjidhjes së problemit, përpjekja jonë kolektive do të sigurojë një ulje më të butë për kaq shumë njerëz ndërsa ata shkojnë përpara në të ardhmen e tyre të pasigurisë,” tha Kunis, e cila është lindur në Ukrainë, në një video të postuar në Instagram.

Kunis dhe Kutcher u zotuan të arrijnë deri në 3 milionë dollarë me synimin për të mbledhur 30 milionë dollarë për të ndihmuar popullin e Ukrainës.

LAJMI KRYESOR/Dita e 23-të! Më shumë se 700 civilë të vrarë, sulme në Lviv, Zelenskyy bisedë me Macron

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota showbiz ashton kutcher lufta ukraine-rusi mila kunis ashton kutcher lufta ukraine-rusi mila kunis

Sondazh

Poll