Bota

VIDEO/Publikohen pamjet ku ushtarët ukrainas hedhin në erë tanket ruse me raketa lazeri

18 Mars 2022, 17:35 Nga DOSJA
VIDEO/Publikohen pamjet ku ushtarët ukrainas hedhin në erë tanket

UKRAINË- Janë publikuar pamjet dramatike kur heronjtë ukrainas hodhën në erë tanket ruse duke përdorur raketa të drejtuara me lazer dhe Javelins.

Pamjet e pabesueshme tregojnë një shpërthim masiv teksa një ushtar shmang të hidhet në erë. Një grup operatorësh ukrainas dëgjohen duke brohoritur në sfond.

Videoja është marrë nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës së bashku me një deklaratë ku thuhej se sistemet e armëve të përdorura ishin sistemet raketore antitank PTRK “Stugna-P”.

Stugna-P është një sistem raketor antitank i gjeneratës së dytë, i drejtuar me lazer, i cili u zhvillua nga byroja e projektimit në Kiev, Luch. Zakonisht lëshojnë raketa të kalibrit 130 milimetra dhe mund të operohen me telekomandë nga një distancë deri në 50 metra.

LAJMI KRYESOR/Dita e 23-të! Më shumë se 700 civilë të vrarë, sulme në Lviv, Zelenskyy bisedë me Macron

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll