Bota

Zhduket gazetarja në Ukrainë, mediat vendase dyshojnë se mbahet peng nga forcat ruse

18 Mars 2022, 17:22 Nga DOSJA
Zhduket gazetarja në Ukrainë, mediat vendase dyshojnë se mbahet

UKRAINË– Media ukrainase Hromadske ka zbuluar sot se një nga gazetaret e saj, Victoria Roshchina, është zhdukur që nga 15 marsi 2022 dhe i druhen faktit ajo është “një e burgosur e pushtuesve rusë”. Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të saj.

Sipas Hromadske, Victoria Roshchina kishte planifikuar të shkonte javën e kaluar në Mariupol, një qytet që është granatuar nga trupat ruse për më shumë se dy javë. Më 12 mars, kolegët e saj nuk mundën të bënin kontakte. Ajo ndoshta u arrestua disa ditë më vonë, më 15 mars, nga forcat ruse në një vend të panjohur.

Për dy ditë bëmë gjithçka që mundëm për ta liruar gazetarin në mënyrë private. Por kjo doli të ishte joefektive. Prandaj, ne i bëjmë thirrje komunitetit ukrainas dhe ndërkombëtar që të ndajnë informacionin dhe të ndërmarrin veprime për lirimin e gazetares Victoria Roshchina”, shkroi Hromadkse në faqen e saj.

Disa ditë më parë, më 11 mars 2022, Roschina u qëllua kur automjeti i saj kaloi një kolonë tankesh ruse pranë qytetit të Zaporizhia. Gazetarja dhe shoferi i saj nuk janë goditur nga plumbat. Ata ia dolën të dalin nga automjeti i shënuar “shtypi” dhe të strehohen pas disa shtëpive të braktisura aty pranë. Roschina tha se, ndërsa ata ishin fshehur, ushtarët rusë i vodhën laptopin, kamerën dhe sende të tjera nga makina.

Gazetari ukrainas, Oleg Baturin është raportuar gjithashtu i zhdukur që nga 12 marsi. Ai u pa për herë të fundit në Kakhovka, një qytet në rajonin Kherson të pushtuar nga forcat ruse.

LAJMI KRYESOR/Dita e 23-të! Më shumë se 700 civilë të vrarë, sulme në Lviv, Zelenskyy bisedë me Macron

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi oleg baturin victoria roshchina lufta ukraine-rusi oleg baturin victoria roshchina

Sondazh

Poll