Bota

Ish-kryeministri rus: Putin nuk është serioz në bisedimet për paqe në Ukrainë

18 Mars 2022, 17:17 Nga DOSJA
Ish-kryeministri rus: Putin nuk është serioz në bisedimet

RUSI-Ish-kryeministri i Rusisë, Mikhail Kasyanov, nuk beson se presidenti Vladimir Putin është “serioz” për bisedimet e paqes dhe nuk ka gjasa të ofrojë ndonjë zgjidhje për konfliktin që do të jetë komode për popullin ukrainas.

Sipas BBC, përtej premtimit të neutralitetit, që do të thotëse Ukraina nuk aplikon për të qenë pjesë e NATO-s ose BE-së, Kasyanov beson se Putini do të insistojë në “njohjen zyrtare” që Krimea është pjesë e Rusisë.

Kjo është absolutisht thelbësore,  Putin është i çmendur për Krimenë,”-tha ai.

Kasyanov, i cili ishte kryeministër midis viteve 2000-2004 tha se dyshonte se ndonjë marrëveshje do të ngecte si rezultat i negociatave aktuale midis dy palëve, duke sugjeruar se ajo thjesht po u jepte rusëve kohë për t’u rigrupuar. Ai tha se Putini dhe aleatët e tij më të afërt politikë ishin “nervoz” për shtrirjen e sanksioneve shkatërruese ekonomike të vendosura nga Perëndimi, duke sugjeruar se lideri rus nuk priste që sanksionet të ishin kaq të ashpra.

Por ai tha se çdo vendim për të ndaluar operacionet ushtarake në Ukrainë “do të ishte fillimi i fundit të tij [Putinit]”.

“Unë mendoj se ai do të vazhdojë të shtypë dhe të rrisë pushtimin,” tha Kasyanov, duke shtuar se ai ishte “shumë i shqetësuar se diçka e tmerrshme mund të ndodhte në fushën e betejës”.

LAJMI KRYESOR/Dita e 23-të! Më shumë se 700 civilë të vrarë, sulme në Lviv, Zelenskyy bisedë me Macron

(d.a/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi mikhail kasyanov lufta ukraine-rusi mikhail kasyanov

Sondazh

Poll