Bota

Në solidaritet me Ukrainës, pas Bullgarisë edhe vendet baltike dëbojnë 10 diplomatë rusë

18 Mars 2022, 15:35 Nga DOSJA
Në solidaritet me Ukrainës, pas Bullgarisë edhe vendet baltike

LETONI– Letonia, Estonia dhe Lituania kanë dëbuar gjithsej dhjetë diplomatë rusë, njoftuan të premten ministritë e jashtme të tre shteteve baltike.

Letonia ka dëbuar katër diplomatë në një lëvizje të koordinuar në lidhje me aktivitete të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik në lidhje me pushtimin e vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainë ,”- shkroi ministri i Jashtëm letonez, Edgars Rinkiewicz në një postim në Twitter.

Ministria e Jashtme e Estonisë tha në një deklaratë se kishte dëbuar diplomatët sepse ata minuan drejtpërdrejt dhe në mënyrë aktive sigurinë estoneze dhe kryen propagandë që justifikonte veprimin ushtarak të Rusisë. Lituania tha se dëbimet u kryen ” në solidaritet me Ukrainën”.

Më herët, Bullgaria njoftoi dëbimin e 10 diplomatëve të tjerë rusë nga territori i saj, ndërsa ambasada ruse në Sofje tha se vendimi i Bullgarisë për të dëbuar 10 diplomatë rusë ishte “një hap tjetër agresiv” ndaj të cilit Moska do të përgjigjej në përputhje me rrethanat.

LAJMI KRYESOR/Dita e 23-të! Më shumë se 700 civilë të vrarë, sulme në Lviv, Zelenskyy bisedë me Macron

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota debimi i diplomateve ruse edgars rinkiewicz lufta ukraine-rusi sanksionet ndaj rusise debimi i diplomateve ruse edgars rinkiewicz lufta ukraine-rusi sanksionet ndaj rusise

Sondazh

Poll