Bota

‘Vdiq si hero’, televizioni shtetëror rus konfirmon vdekjen e komandantit në Ukrainë

18 Mars 2022, 15:20 Nga DOSJA
‘Vdiq si hero’, televizioni shtetëror rus konfirmon vdekjen e

RUSI– Të paktën pesë ushtarakë rusë, duke përfshirë komandantin e forcave ajrore të Kostroma, vdiqën në betejë në Ukrainë, njoftoi të enjten rrjeti televiziv shtetëror rajonal rus GTRK Kostroma.

Gjatë operacionit special në Ukrainë, sipas Komisariatit Ushtarak Rajonal të cituar nga GTRK Kostroma, ushtarakët e Regjimentit Ajror të Gardës 331 dhanë jetën e tyre për sigurinë e Rusisë.

Mes të vdekurve janë komandanti i njësisë, kolonel Sergei Sukharev, Senior Sgt. Sergei Lebedev, Sgt. Alexander Limonov, nëntetar Yuri Dektyarev dhe kapiten Alexei Nikitin.

Regjimenti Ajror i Gardës 331 konsiderohet një nga njësitë elitare të Rusisë. Regjimenti luftoi në të dy luftërat çeçene dhe disa nga anëtarët e tij ishin të përfshirë drejtpërdrejt në konfliktin e Donbasit në 2014-2015. Ai mori pjesë në paradën e Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq në maj 2018.

LAJMI KRYESOR/Dita e 23-të! Më shumë se 700 civilë të vrarë, sulme në Lviv, Zelenskyy bisedë me Macron

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota alexander limonov alexei nikitin lufta ukraine-rusi sergei sukharev yuri dektyarev alexander limonov alexei nikitin lufta ukraine-rusi sergei sukharev yuri dektyarev

Sondazh

Poll