Art&Argëtim

Pushime në kohë krize? Armina Mevlani mohon lajmet: S’jam unë! Vendosni foto të të tjerëve

18 Mars 2022, 16:49 Nga DOSJA

TIRANË– Blogerja Armina Mevlani ka mohuar lajmet se ka shkuar për pushime në Dubai. Sot, në rrjetet e saj sociale, Mevlani tha se lajmi se ajo po pushon në një kohë kur qytetarët nesër dalin në protestë për rritjen e çmimeve është i pavërtetë. Në reagimin e saj, ajo shpjegoi se e nuk ka bërë udhëtime, duke mbështetur plotësisht protestën.

“Po mirë, turp nuk keni që gënjeni? Media paçavure që hani bukë vetëm mbi gënjestra tërë jetën? Nuk po gjeni lajme dhe e mbushni me mashtrime? Dhe për më tepër vendosni foto të njerëzve të tjerë duke thënë që jam unë?,”– shkruan blogerja Armina Mevlani në një story në Instagram.

Po pse është bërë lajm Mevlani?

Blogerja është e fejuara e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenit. Lideri historik i PD-së është shprehur publikisht se i mbështet protestat, por është distancuar nga organizimi i tyre.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz armina mevlani armina mevlani

Sondazh

Poll