Art&Argëtim

Arrestimi i Elsa Lilës/ Rezarta Shkurta gjen ‘fajtorin’: Kush këndon me Pirro Çakon e pëson

17 Mars 2022, 17:39 Nga DOSJA
Arrestimi i Elsa Lilës/ Rezarta Shkurta gjen ‘fajtorin’: Kush

TIRANË- Këngëtarja Rezarta Shkurta duket se ka gjetur ‘fajtorin’ për arrestimin e Elsa Lilës në Itali. Me anë të një Instastory, Shkurta ka publikuar një pjesë nga kënga mes Lilës dhe Pirro Çakos ‘Diferenca je ti’ dhe ka shkruar se kush bën bashkëpunim me Çakon e kap tersi me ligjin. Sigurisht që kjo është një shaka nga ana e Rezartës, por që nuk dihet se si e ka pritur këtë Çako.

‘E gjeta kush e ka fajin. Kush bën këngë me Pirron e kap tersi me ligjin. Shaka’, shkruan ajo.

Elsa Lila u arrestua ditën e djeshme në Itali. Ajo dyshohet se bën pjesë në një organizatë kriminale që merrej me shitjen e drogës. Sipas tyre, grupi përbëhet nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë ndërsa drejtues i grupit rezulton një shqiptar, i cili është i shpallur në kërkim jashtë vendit ndërsa anëtarët e tjerë kishin rolin e furnitorëve.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz arrestohet elsa lila elsa lila pirro çako rezarta shkurta arrestohet elsa lila elsa lila pirro çako rezarta shkurta

Sondazh

Poll