Art&Argëtim

Berlusconi martohet të shtunën me vajzën 53 vite më të re

17 Mars 2022, 13:00 Nga DOSJA
Berlusconi martohet të shtunën me vajzën 53 vite më të

ITALI- Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi martohet të shtunën. Ai do kurorëzohet në martesë me Marta Fascina e cila është 53 vite më e vogël se ai. Ceremonia është shpallur për të shtunën në një nga vilat luksoze të Lombardisë.

Në fakt, nuk do të jetë një martesë me vlerë juridike, por vetëm formale. Pas këshillimeve të shumta nga fëmijët e tij, si dhe nga bashkëpunëtorët më të afërt në biznes, Berlusconi vërtet shkëmben unazën, por nuk do të kryejë një martesë ligjore. Ndoshta edhe situata që po kalon Evropa ndikon në jetën personale të një politikani kalibri, si ai. Madje Silvio ka dashur ta shtyjë ceremoninë, por ka qenë reagimi shumë i acaruar i së fejuarës, që ka bërë ta kthejë mbrapsht këtë ide.

Marta është deputete e Forza Italia-s në Parlamentin italian dhe ka dy vjet që bashkëjeton me kreun e partisë së saj. Berlusconi ka pas krahëve dy martesa të dështuara dhe 5 fëmijë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz berlusconi berlusconi

Sondazh

Poll