Art&Argëtim

Justin flet për gjendjen shëndetësore të Haileyt: Ishte e frikshme, Zoti e ka në dorë

18 Mars 2022, 08:44 Nga DOSJA
Justin flet për gjendjen shëndetësore të Haileyt: Ishte e

BRITANI- Këngëtari Justin Bieber, ka folur për herë të parë gjatë turneut të tij të fundit “Justice” për gjendje shëndetësore të gruas së tij modeles Hailey Baldëin. Sipas PageSix, Justin u shpreh se ai është trembur shumë kur e ka marrë vesh këtë gjë, por Hailey tashmë është mirë.

“Shumica prej jush me siguri e dinë ose i kanë parë lajmet për gruan time … por ajo është mirë, ajo është e fortë. Por ka qenë e frikshme, ka qenë vërtet e frikshme. Por unë e di me të vërtetë se Zoti e ka atë në pëllëmbët e duarve të tij dhe kjo është një gjë e mirë,”- tha Bieber. Bieber më pas përfundoi fjalimin e tij duke thënë për fansat se pse ata duhet të përqafojnë pasiguritë e tyre, teksa këndoi këngën “As I Am”.

Modelja Hailey Baldwin, u sëmur me një çrregullim të trurit pas COVID-19, 25-vjeçarja ka paraqitur disa probleme në lëvizje. Ekspertët kanë thënë se simptomat e saj nuk janë në përputhje me moshën e saj dhe se ato mund të shfaqen tek të moshuarit.

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz hailey bieber justin bieber hailey bieber justin bieber

Sondazh

Poll