Aktualitet

Përballja me Bashën! Noka: U shkëmbyem në korridor, ai u afrua, kisha neveri për ta takuar

18 Mars 2022, 06:19 Nga DOSJA
Përballja me Bashën! Noka: U shkëmbyem në korridor, ai u

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka treguar një përballje me Lulzim Bashën duke u shkëmbyer në një prej korridoreve të parlamentit. Noka tha se Basha kërkoi t’i flasë, por ai e ka anashkaluar pasi kujtoi atë që kishte ndodhur më 7 dhe 9 janar. Për Abcnews, Noka shtoi se nuk e gëlltit dot kur ka dëgjuar se Basha u ka thënë ambasadorëve se ai është kriminel.

“Jemi shkëmbyer në korridorin e parlamentit. Ai ndaloi. Ditën më të sikletshme të tij ku kishte marrë vesh që një grup deputetësh po organizohen t’i kërkojnë largimin dhe ishte hera e parë që e pashë në kafe dhe po mundohej t’i lëpihej çdo deputeti. Në korridor ne po dilnin, u mundua të afrohej për t’u takuar, por nuk e gjykuam. Korridori ishte i gjerë. Mu kujtua në atë moment vetëm një gjë: Lulzim Basha se bashku me ndonjë rreth vetes që ka aty, që kishte shkuar në datën 7 janar, por edhe në 9 janar, ambasadë më ambasadë duke u thënë se unë dhe Berisha ishim vrasës dhe kishim shkuar për t’i vrarë. Vetëm për këtë kisha neveri për ta takuar. Mua m’u faneps një Lul së bashku me mëkëmbësen e tij duke iu thënë ambasadorëve se është në kriminel Flamur Noka. Unë gëlltis shumë gjëra, por këtë gjë e kam të vështirë ta gëlltis”, – tha Noka.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike flamur noka lulzim basha flamur noka lulzim basha

Sondazh

Poll