Politike

Ibrahimaj: Qytetarët do të paguanin 20 % të të ardhurave të tyre për energjinë elektrike

17 Mars 2022, 22:10 Nga DOSJA
Ibrahimaj: Qytetarët do të paguanin 20 % të të ardhurave

TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se një familje shqiptare me të ardhura mesatare, shpenzon rreth 5% në energji elektrike dhe 2% në karburant. E ftuar në emisionin “Opinion” në “Tv Klan, Ibrahimaj deklaroi se nëse qeveria nuk do të ndërhynte, familjet shqiptare do të duhej të paguanin 20% të të ardhurave të tyre, për energjinë elektrike.

“Neve na është dashur që të ndërhyjmë në energji elektrike apo te nafta. Kemi bërë llogaritë, si për konsumatorin familjar, si për biznesin e vogël, ashtu edhe për biznesin e madh. Në të treja kategoritë e bizneseve, energjia elektrike është ajo që ka peshën më të madhe. Një familje shqiptare, me të ardhura mesatare, ka rreth 5% të shpenzimeve të veta për energjinë elektrike dhe 2% në karburant. Nëse çmimi i energjisë elektrike do të reflektohej, për aq sa del kostoja sot, ky 5% do të bëhej 20%. Do të ishte katastrofike, nëse familjen shqiptare do të paguanin këtë kosto”, tha Ibrahimaj.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike delina ibrahimaj delina ibrahimaj

Sondazh

Poll