Politike

Balluku: Tregtarët e karburanteve sot nuk kanë fitim

17 Mars 2022, 21:45 Nga DOSJA
Balluku: Tregtarët e karburanteve sot nuk kanë fitim

TIRANË- Mininstrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se Bordi Kombëtar për Administrimin e Karburantit është instrumenti me të cilin qeveria mund t’i vendoste një tavan marzhit të fitimit, për subjektet e këtij sektori. E ftuar në emisionin “Opinion” në “Tv Klan”, Balluku tha se tregtarët e karburanteve sot nuk kanë fitim.

“A ka abuzim me naftën? Instrumenti që ne sot përdorim me Bordin, është vendosja e tavanit për marzhin e fitimit. Ne i kemi vënë një tavan marzh të fitimit, të cilin për më tepër e kemi marrë bruto. Kur marzhin e fitimit e merr bruto, detyrimisht aty brenda janë kostot operative. Në një moment në treg, kur fillon dhe shikon që po rritet produkti që ti tregton, ka edhe një pasiguri që i krijohet tregtarit, dhe ai aplikon marzhe më të larta fitimi, që të mbrohet në momentin e ekspozimit. Sot që flasim, ata nuk fitojnë për momentin. Po mundohemi të parashikojmë edhe për të ardhmen. Pritet që të vijnë sasi të tjera nafte, me koston e bursës”, tha Balluku.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belinda balluku belinda balluku

Sondazh

Poll