Aktualitet

Në kadastrën e Korçës/ Peng i procedurave prej vitesh për dokumentat e banesës së vjetër

17 Mars 2022, 19:13 Nga DOSJA
Në kadastrën e Korçës/ Peng i procedurave prej vitesh

Pavarësisht se Drejtori i Agjensisë se Kadastrës Artan Lame ka deklaruar se nxjerr sistematikisht vendime që supozohet të zgjidhin problematikat e pronësisë për ndërtimet e vjetra duket se për pronaret ato nuk pijnë ujë.

Vladimir Perollari nga Korça prej vitesh ka mbetur peng i procedurave te kadastrës për shtëpinë që ka trashëguar nga i ati. Një ndërtesë e vjetër prej vetëm 18 m2 në lagjen 6 të qytetit herë rezulton si truall dhe herë si ndërtesë ndërsa Vladimirit i janë kërkuar vazhdimisht dokumenta shtese te cilat ai i ka dorëzuar por nuk po gjen zgjidhje pasi sipas tij pritet një vendim i Drejtorit te Agjensisë Shtetërore të Kadastrës.

Në Korçë si në shumë qytete te tjera qytetarët mbeten peng i procedurave të Kadastrës pa gjetur zgjidhje ndërsa sorollaten për shkak të përgjegjësive që nuk mbajnë përsipër institucionet.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet artan lame vladimir perollari artan lame vladimir perollari

Sondazh

Poll