Aktualitet

Sarrazin viziton Tiranën! Xhaçka, Pollo dhe Alibeaj në një zë: Të hapen negociatat

17 Mars 2022, 08:03 Nga DOSJA
Sarrazin viziton Tiranën! Xhaçka, Pollo dhe Alibeaj në një

TIRANË– I Dërguari i Posaçëm i qeverisë gjermane për shtetet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin ka mbërritur sot në Tiranë. Sarrazin ka takuar ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, ku kjo e fundit u shpreh se Bashkimi Europian duhet të tregojë një angazhim të prerë për Rajonin, në një kohë kur kriza në Ukrainë ka krijuar pasiguri për destabilitet.

Sipas ministres, është koha që BE të veprojë, duke artikuluar një vizion të artë integrimi për çdo vend të Rajonit, sidomos në zonat ku ka potencial për konflikte. Nga ana tjetër, Sarrazin theksoi se qeveria gjermane do të jetë në anë të Shqipërisë.

Sarrazin pas Xhaçkës është takuar me ish-ministrin Genc Pollo, me të cilin ranë dakord se integrimi evropian i vendit është përparësi. Ai ka shkruar se PD-ja është e gatshme që të çelen negociatat e Shqipërisë. Këtë gjë e ka theksuar edhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, i cili është shprehur në takimin me Sarrazin se PD-ja është e vendosur të shtyjë përpara procesin e integrimit evropian.

Përveç Xhaçkës, Sarrazin, do të zhvillojë bisedime me Kryeministrin Edi Rama, si dhe deputetë, përfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civile, si pjesë e vizitës së tij të parë zyrtare në Tiranë. Duke evituar kështu takimin me kryedemokratin Lulzim Basha për arsye që ende nuk dihen. Ndërsa është parashikuar se do të marrë pjesë gjithashtu në konferencën rajonale “Balkan Dialogues”.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Alibeaj takohet me Sarrazin: PD e vendosur të shtyjë përpara procesin e integrimit

Pollo takon Sarrazin: PD do realizojë integrimin e vendit, mirëpresim çeljen e negociatave

Vizita e Sarrazin në Tiranë, Xhaçka: Të caktohet data për konferencën e parë ndërqeveritare

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama manuel sarrazin manuel sarrazin ne tirane edi rama manuel sarrazin manuel sarrazin ne tirane

Sondazh

Poll