Sport

Tifozi e fyente vazhdimisht, futbollisti i Man.United humbet toruan; Eja ma thuaj në sy!

17 Mars 2022, 12:58 Nga DOSJA
Tifozi e fyente vazhdimisht, futbollisti i Man.United humbet toruan; Eja ma

ANGLI– Marcus Rashford u përball me tifozët pas eliminimit të Manchester United nga Champions League, por mohon ti ketë drejtuar gishtin e mesit tifozëve. Pas ndeshjes ndaj Atletico Madrid, tifozët kanë pritur lojtarët jashtë stadiumit, pranë autobusit. Një tifoz ka vënë në shënjestër Rashford-in dhe 24-vjeçari nuk ka heshtur.

Lojtari u kthye dhe u nis drejt tifozëve, duke thënë diçka dhe duke bërë gjeste, siç dëshmohet nga një video e postuar në rrjetet sociale. Më pas, anëtarët e klubit dhe stafit të UEFA-s ndaluan anglezin dhe i thanë diçka. Në atë moment, sulmuesi është nisur drejt autobusit të ekipit. Tifozët kanë akuzuar lojtarin se i drejtoi gishtin e mesit tifozëve.

Por lojtari ka ndërhyrë menjëherë për këtë çështje dhe e ka bërë të qartë. Rashford tha versionin e tij përmes një deklarate të postuar në Tëitter: “Prej javësh jam shqetësuar, kërcënuar, marrë në pyetje dhe mbrëmë emocionet e mia më kanë pushtuar. Unë jam një qenie njerëzore. Leximi dhe dëgjimi i këtyre gjërave për veten tuaj çdo ditë ju lodh. Askush nuk është më kritik ndaj performancës sime sesa unë. Por asaj që shihni në këtë video i mungon konteksti”.

 

Rashford getting triggered by his own fans. Telling them to come around the back after getting told he played shit ?? pic.twitter.com/qW8XVLnwwo

— DSK (@0161Darren) March 16, 2022

24-vjeçari pranon se duhej të kishte injoruar provokimet por nuk ia doli: “Isha i shqetësuar që në momentin që dola nga fusha, ofendimet nuk kishin për qëllim vetëm paraqitjen time. Njerëzit kërkonin reagimin tim. Telefonat ishin gati. Sigurisht, duhet të kisha shkuar drejt dhe ta injoroja, kjo është ajo që duhet të bëjmë, apo jo? Dua të sqaroj dy gjëra. E para është ajo që i thashë në të vërtetë njeriut që më ofendoi, që është ‘hajde këtu dhe ma thuaj në fytyrë’ dhe e dyta, fakti që përdora gishtin tregues për t’i treguar tifozit si për të thënë ‘eja dhe ma trego ne sy’. Nuk bëra gjest me gishtin e mesit”.

 

There are 2 sides to every story. pic.twitter.com/Xl2PRyaX2c

— Marcus Rashford MBE (@MarcusRashford) March 16, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport manchester united rashford manchester united rashford

Sondazh

Poll