Sport

Në Romë 800 holandezë pas Vitesses: gatishmëri maksimale, dje shpërtheu një përleshje

17 Mars 2022, 11:42 Nga DOSJA

ITALI – Alarm maksimal për mbrëmjen e sotme “Olimpico”, teksa Roma do të përballet me Vitessen për Conference League. Tetëqind tifozë holandezë, do të jenë në kryeqytetin italian, rreth njëqind prej të cilëve konsiderohen të afërt me botën e huliganëve.

Mbrëmë, në një pijetore pranë Coloseut, pati një përleshje mes romanistëve dhe holandezëve, të cilët mbërritën pasdite. Nuk dihet ende se kush e provokoi, dihet vetëm (edhe sipas disa videove që qarkullojnë në net) se ka pasur hedhje karrigesh, disa mavijosje, por pa lëndime serioze.

Policia po heton çështjen, alarmi për ndeshjen e sotme (21.00) është aty, por në qytet rikujtohet precedenti i keq i vitit 2015, kur tifozët holandezë të Feyenoord, në Piazza di Spagna i vunë flakën dhe e dëmtuan shumë Barcaccias. Për të gjitha këto arsye tashmë mëngjesin e sotëm qendra e Romës është nën vëzhgim.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “olimpico grande torino” “olimpico” të romës conference league kundër vitesse “olimpico grande torino” “olimpico” të romës conference league kundër vitesse

Sondazh

Poll