Politike

DEBATI/ Braçe-Krifcës: Mbështesni fermerët e blegtorët. Ministrja: Iu kemi bërë “presion”

17 Mars 2022, 11:59 Nga DOSJA
DEBATI/ Braçe-Krifcës: Mbështesni fermerët e

TIRANË– Deputeti socialist Erion Braçe është treguar i ashpër me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, tha se sektori i Bujqësisë nuk mbështetet nga buxheti i shtetit, ndërkohë që shtoi se të tjerët marrn me miliarda lekë. Nga Foltorja e Kuvendit, Braçe i kërkoi ministres gjatë interpelancës me të, që skema e mbështetjes për bujqësinë të mos kufizohet. Ndërsa ministrja në fjalën e saj, u shpreh se ka pasur takime më prodhues dhe importues, edhe të plehrave kimikë, të cilëve pretendon se i ka paralajmëruar që të mos abuzojnë me rritjen e çmimeve.

PJESË NGA DISKUTIMI NË SALLË:

Braçe: E dashur ministre këto nuk janë nevoja të miat, por të ekonomisë bujqësore. Divjaka dhe Lushnja janë zona me ekonomi të madhe bujqësore. Nuk e sa kohë u bë që flas për burime të shtuara. Bujqësia nuk merr lekë nga buxheti i shtetit, kur sektorë të tjerë marrin me miliarda. Në tetor kur diskutuam buxhetin e shtetit e ditur për luftën, kërkova mbështetje për prodhimin vendas.Ky muaj po dëshmon se mbështetja vetëm tek importi që sjell pasiguri, shtrenjtim, panik. Janë dyndur njerëzit nëpër dyqane dhe blejnë për 6 muaj. Varësinë nuk e shmangim dot, por mund ta kurojmë me prodhimet vendase. Ne kemi para në buxhet këtë vit më shumë se çdo herë tjetër, por skemat e mbështetjes buxhetore janë kufizuese dhe konkurruese. Tregjet e inputeve nuk janë të hapura, por funksionojnë në kushte kartelë, madje zhvatësë ndaj fermerëve. Vjet ju thatë në tetor se do të bëhet kompensimi i paketës fiskale. Bëhej fjalë për vendosjen e TVSH. Ajo që iu kam thirrur sot është efektiviteti i parasë buxhetore e publike. Ky është një vit krize ku duhet të përfitojnë të gjithë, bujq e blegtorë. Nuk është çështje videosh e fotosh por çështje e sigurisë kombëtare.

Krifca: Zoti Braçe dua t’u siguroj se MB është e ndërgjegjshme se Bujqësisa po kalon periudhë të vështirë. Java e kaluar ka qenë intensive ku kam pasur takime të shumta për këtë, jemi takuar me prodhues e importues. Jemi duke bërë presionin e duhur që ata të mos abuzojnë me çmimet. Buxheti shtesë prej 500 mln lekësh të reja, na lejon që të mbajmë këtë angazhim. Ministria duhet të përgjigjet fermerëve në mënyrë të matur.

LAJMI KRYESOR: Braçe dy interpelanca me Krifcën për bujqësinë, debate në sallë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erion brace frida krifca seanca plenare 17 mars 2022 erion brace frida krifca seanca plenare 17 mars 2022

Sondazh

Poll