Politike

VD-Projekti i TAP/ Berisha: Ishin përrallore, por kam refuzuar ofertat ruse nga Gazprom

17 Mars 2022, 10:06 Nga DOSJA
VD-Projekti i TAP/ Berisha: Ishin përrallore, por kam refuzuar ofertat ruse

TIRANË– Gazsjellësi Transadriatik TAP njoftoi se ka dërguar në Europë mbi 10 miliardë metër kub gaz, lajm ky që është ridhënë nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka lëshuar dhe një mesazh. Për mediat, jashtë Kuvendit, ai dërgoi një mesaz, me gjasa drejt SHBA pasi pretendoi se e kishte për “non grata”, se kishte refuzuar ofertat përrallore nga rusët për të përkrahur projektet e tyre, duke përmendur më pas me emër kompaninë Gazprom.


“TAP ka transportuar sot 10 DC e para të gazit në Itali. Ky është gazsjellësi i Europës, pa gazin rus, është një arritje e madhe, për Europën. Arritje në të cilin Shqipëria dhe qeveria në të cilën e kryesova luajti rol kryesues pas Azerbajxhanit. TAP mund të ishte vetëm nëse kalonte në territorin e Shqipërisë, territor në të cilin gazi rus nuk mund të kalonte. Një mesazh për ata që më shpallën non-grata. I them mafies së George Soros, që vetëm për TAP-in më janë ofruar shuma përrallore, por ai qëndroi në mbrojtje të interesave të vendit të tij dhe evropiane. Isha i bindur se një darë gazi rus nga veriu dhe jugu ishte katastrofë për Europën. Presidenti Irhan Aliev, me kurajo dhe guxim epik e përjashtoi TGI nga gara dhe zgjoi zemërim tek fqinjët tanë. Vazhduam me durim përpjekjet diplomatike për të bindur fqinjët se nga TAP përfitonim të gjithë nuk humbiste asnjëri. Falenderoj ministrat, diplomatët dhe këshilltarët e mi që më ndihmuan. Të gjitha këto kanë kërkuar energji dhe shtëpi,“-tha Sali Berisha.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike george soros sali berisha tap george soros sali berisha tap

Sondazh

Poll