Aktualitet

RENEA sekuestron arsenal armësh të një grupi kriminal në Elbasan, lidhja me vrasjen e Klevi Brahos

Deri më tani bëhet me dije se janë gjetur më shumë se 20 lloje armësh të sofistikuara dhe lëndë shpërthyese tritol C4 i paketuar në disa kuti. Grupi hetimor po bën verifikimet e nevojshme për të zbuluar nëse armët e zbuluara janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.
Featured image of article: RENEA sekuestron arsenal armësh të një grupi kriminal në Elbasan, lidhja me vrasjen e Klevi Brahos Armët e sekuestruara dhe Klevi Baho
Përditësuar:

ELBASAN– RENEA ka zbarkuar në Elbasan një ditë pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Më datë 1 korrik RENEA ka zhvilluar një superaksion në qytetin e Elbasan dhe ku kanë sekuestruar një arsenal armësh, gjë që është mbajtur e fshehtë nga policia prej 8 ditësh.

Magazina me armët që u sekuestruan ndodhej në Papër të Elbasanit.  Deri më tani bëhet me dije se janë gjetur më shumë se 20 lloje armësh të sofistikuara mes tyre 7 kallashnikovë, 5 pistoleta dhe fishekë dhe lëndë shpërthyese tritol C4 i paketuar në disa kuti.

Foto nga armët e sekuestruara

Grupi hetimor po bën verifikimet e nevojshme për të zbuluar nëse armët e zbuluara janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.

Dyshohet se ky arsenal me armë i përket një grupi të fuqishëm kriminal që operon në këtë zonë. Madje një prej ngjarjeve me të cilën mund të ketë lidhje është vrasja e 22-vjeçarit Klevi Bahos, mbrëmjen e 30 qershorit. 

Baho po udhëtonte me të vëllain, Aldon në automjetin tip “Audi”me targa AA 333UZ kur u qëlluan me breshëri automaiku, mbi 35 herë nga një tjetër makinë në Broshkë në aksin Peqin- Elbasan.

Në lidhje me ngjarjen e 30 qershorit nuk ka ende asnjë të arrestuar, ndërkohë që dyshohet se ngjarja kishte të bënte me larje hesapesh për pazare droge, pasi 22-vjeçari rezultonte i dënuar më parë në Itali.

(f.m/dosja.al)

  • 17:39

    Gazetarja zbulon kujt i përket arsenali i armëve në Elbasan: Ka lidhje lidhje me Prokurorinë

    Gazetarja Klodiana Lala ka nxjerrë detaje të reja në lidhje me sekuestrimin e arsenalit të armëve në Elbasan.

    Sipas Lalës personi që zotëron magzinën me armët e sekuestruara është dikush që ka marrëdhënie shumë të ngushta me një Prokuror i cili punon në Prokurorinë e Elbasanit.

    Armët e sekuestruara dhe Klodiana Lala

    Magazina  ku janë gjetur armët rezulton në pronësi të një personi me lidhje familjare me një prokuror, që ushtron detyrën në Prokurorinë e Elbasanit. Ajo që është për të diskutuar është se policia e ka mbajtur në fshehtësi të plotë këtë operacion,”- mësohet të ketë thënë Lala.

Shto Koment