Politike

VD-Nikolla i refuzoi interpelancën me Ramën, Agalliu: Zhvillimet ekonomike s’kanë kalendar

17 Mars 2022, 09:51 Nga DOSJA
VD-Nikolla i refuzoi interpelancën me Ramën, Agalliu: Zhvillimet

TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu shprehu zhgënjim për mosprezencën e kryeministrit Edi Rama sot në seancën plenare për tu përballur në interpelancë me opozitën. Ai tha se zhvillimet ekonomike dhe politike nuk kanë kalendar. 

“Do i kërkoja të ndryshonin rendin e ditës dhe të vendosni në një pikë interpelancën me kryeministrin. Zhvillimet ekonomike dhe politike, nuk kanë kalendar. Kryeministri është i detyruar të vijë, ose t’ia delegoi detyrën një përfaqësuesit për masat që ka marrë qeveria. Jo vetëm që janë të vonuara por nuk ndihmojnë konsumatorin shqiptar.”, tha ai.

Më herët, kryeparlamentarja Lindita Nikolla refuzoi interpelancën e kërkuar nga opozita me kryeministrin Edi Rama për rritjen e çmimeve dhe tha se “është pamundësi objektive”, realizimi i interpelancës.

 

Lajmi kryesor:  LIVE-KUVENDI/ Braçe dy interpelanca me Krifcën për bujqësinë, RENDI i ditës

f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike arbi agalliu edi rama lindita nikolla seanca plenare 17 mars 2022 arbi agalliu edi rama lindita nikolla seanca plenare 17 mars 2022

Sondazh

Poll