Politike

Ministrja Ibrahimaj: Edhe nëse lufta përfundon, kriza do të vazhdojë, kemi 2 skenarë

16 Mars 2022, 21:20 Nga DOSJA
Ministrja Ibrahimaj: Edhe nëse lufta përfundon, kriza do të

TIRANË– Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj foli për krizën ekonomike të shkaktuar nga lufta e nisur mes Rusisë dhe Ukrainës. Në fjalën e saj për “A2 Busines”, Ibrahimaj tha se qeveria po harton 2 skenarë për t’u ndjekur.

“Po hartojmë dy skenarë, një më pak pesimist dhe një më shumë pesimist, se çfarë do të ndodhë pas 3 muajve. E ardhmja nuk dihet dhe për këtë sfidoj çdo specialist”.

Teksa foli për të ardhmen ekonomike, Ibrahimaj u shpreh se kjo krizë është shumë më e rëndë ajo gjatë pandemisë. Më tej, në këtë situatë, ministrja u shpreh se FMN rekomandon që duhet pasur fokusi te shtresat dhe kategoritë në nevojë.

“Edhe nëse lufta përfundon sot, pasojat e saj do të vazhdojnë gjatë. Kjo është një krizë ekonomike shumë më e rëndë edhe se pandemia,”-shtoi ajo.

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike delina ibrahimaj kriza ekonomike prej luftes delina ibrahimaj kriza ekonomike prej luftes

Sondazh

Poll