Politike

Propozimi i Gjekmarkaj: Basha dhe Berisha të lënë vend për një lidership të ri

16 Mars 2022, 22:11 Nga DOSJA
Propozimi i Gjekmarkaj: Basha dhe Berisha të lënë vend për

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike dhe ish-nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj tha se sipas mendimit të tij, kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-kryeministri, Sali Berisha duhet të lënë vend për një lidership të ri në Partinë Demokratike. I ftuar në emisionin “Opinion”, Gjekmarkaj tha se ka ardhur koha për një frymë të re në PD.

“Sugjerimi im është që Basha dhe Berisha janë problemi dhe jo zgjidhja. Të shohin opsione te reja per veten e tyre duke lënë vend për një lidership të ri”, u shpreh Gjekmarkaj në emisionin “Opinion”.

Lidhur me dorëheqjen e pakushtëzuar të Lulzim Bashës, ai u shpreh se nuk do të bëjë pjesë në atë që e ka cilësuar lufta civile brenda PD-së.

“Është në ndërgjegjen e tij se si duhet të sillet zoti Basha. Unë qëndrimin tim e kam bërë publik. Unë kam dalë nga PD, në kuptimin kam dhënë dorëheqje që të mos jem protagonist në zhvillimet e mëvonshme. Nuk dua të jem pjesë e asnjë rryme. Nuk do bëj pjesë në këtë lufte civile të PD-së ku luhet për interesat personale të një krahu apo një krahu tjetër. Kontributi im do të jetë në rrafshin e ideve, aq sa idetë e mia kanë vlerë. Sepse nuk pretendoj që janë çelësi magjik. Do jem deputet i thjeshtë duke luajtur rolin e deputetit ne kohen e mbetur te parlamentit. në qëndrimin tim e kam bërë publik ndaj zotit Basha dhe zhvillimeve në PD, i mbetet atij të vendosë. Do jem deputet i PD dhe do të jem një deputet pa funksione politike në PD,”-shtoi ai.

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike agron gjekmarkaj agron gjekmarkaj

Sondazh

Poll