Politike

VD-Rama: S’jemi vend i varfër, ish-kryeministri suedez u shokua me makinat që pa këtu!

16 Mars 2022, 10:39 Nga DOSJA
VD-Rama: S’jemi vend i varfër, ish-kryeministri suedez u shokua me

TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria nuk mund të jetë një vend i varfër, nisur nga makinat me të cilat lëvizin qytetarët tanë. Në një takim me biznesin e vogël në Durrës, Rama tha se ish-kryeministri suedez ia kishte vënë re këtë gjë. Ai tregoi se gjatë një vizite në Shqipëri, i kishte thënë se s’mun të quhet vend i varfër, kur në fakt vetëm mjete për vende të varfra s’kalojnë aty. 


“S’e harroj kurrë ish-kryeministrin e Suedisë, erdhi në Shqipëri, vajti deri poshtë dhe u ngjit deri në Nivicë. Më tha, si e shpjegon kryeministër se në çdo vend që shkoj marr të gjitha të dhënat kryesore dhe nuk e kuptoj. Si e shpjegon që shifrat janë 1,2,3,4, ndërsa unë deri më tani nuk kam parë asnjë makinë të një vendi të varfër, unë qesha. Nuk po them tha që jeni vend i pasur, por vend i varfër është diçka tjëetër dhe ka fjalë të tjera. Por si e shpjegon i thashë? Informalitet tha, shumë të ardhura të padeklaruara dhe natyrisht shumë të ardhura nga emigeracioni. Në këtë vend ka njerëz që nuk i ka këto makinat dhe realisht kanë nevojë për ndihmë. Por kur shoh që disa rrogat e deklaruara sa çereku i asaj që marrin është për të vënë duart në kokë, është hipokrizi,”- tha Rama ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR:Rama: Heqjen e taksës së naftës e do foltorja, po u bë, rriten dritat e kemi mijëra pa punë

(F.M/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama kriza ekonomike prej luftes paketa e rezistencës sociale edi rama kriza ekonomike prej luftes paketa e rezistencës sociale

Sondazh

Poll