Politike

VD-Rama: Mund ta heqim taksën e naftës, por do ia vëmë biznesit të vogël!

16 Mars 2022, 10:17 Nga DOSJA
VD-Rama: Mund ta heqim taksën e naftës, por do ia vëmë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha se ekziston një mundësi për të hequr taksën e naftës, por vetëm në se e paguan biznesi i vogël. Në një takim me biznesin në Durrës, kreu i qeverisë tha se mund të bëhet që tu kthehej sërish TVSH-ja 20% që kanë pasur më herët dhe tatimi mbi fitimin me 10%. Por, ai shtoi se e përjashton totalisht këtë mundësi.

“Nafta është një element goditës për ata që kanë makinë, por po kaq problem është edhe energjia, është problem për të gjithë. Kështu, ne i kemi vënë mburojë financiare çdo familjeje dhe biznesi të vogël, që paguajnë njësoj si para krizës. Janë para të vënë nga arka e shtetit. Nëse ne do të ulnim edhe taksat e naftës me çfarë do t’i financonim këto nevoja? Ka dhe një mënyrë tjetër të rrisim taksën e biznesit të vogël dhe t’ia vëmë 20% TVSH siç e kishte, përpara sesa ne të vinim, me këtë masë të re. Apo t’ia bëjmë 10 % taksën mbi fitimi? Apo dhe ata që kanë rrogat t’ja u vëmë 10% siç e kishim, patjetër që kompesojmë. Por ne s’e bëjmë këtë…,”- tha Rama ndër të tjera.

LAJM KRYESOR:Rama: Heqjen e taksës së naftës e do foltorja, po u bë, rriten dritat e kemi mijëra pa punë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama kriza ekonomike prej luftes paketa e rezistencës sociale edi rama kriza ekonomike prej luftes paketa e rezistencës sociale

Sondazh

Poll