Bota

Kuvendi i Kosovës nuk miratoi Kodin e Ri Civil/ BE: Zhgënjyese, legjislacioni nuk pret

17 Mars 2022, 06:29 Nga DOSJA

KOSOVË– Kreu i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka reaguar pasi në Kuvendin e Kosovë nuk u miratua Kodit Civil. Szunyog lavdëroi deputetët për kalimin e dy projektligjeve në lexim të parë, siç janë ai i financimit të partive politike dhe deklarimit të pasurisë, por pati kritika për dështimin e votimit të Kodit Civil. Ai thotë se ajo që ndodhi ishte zhgënjyese e se legjislacioni nuk mund të presë.

“Pas nisjes premtuese të seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, me miratimin në lexim të parë të projektligjeve për financimin e partive politike dhe deklarimin e pasurisë, mosbërja e njëjtë me Kodin Civil është zhgënjyese. Legjislacioni i rëndësishëm nuk duhet të presë”, shkroi ai në Twitter.

Kuvendi i Kosovës nuk miratoi Kodin e ri Civil. Nga 61 deputetë sa kanë votuar, për ishin 28, kundër 29 dhe 4 kanë abstenuar. Në sallë ishin 77 deputetë, por 16 prej tyre s’kanë votuar fare.

(a.b)dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora be kodi civil i kosoves kosove be kodi civil i kosoves kosove

Sondazh

Poll