Bota

Shqetësimi i OBSH: ‘Omicron 2’ është varianti më ngjitës që kemi parë deri më tani

16 Mars 2022, 22:02 Nga DOSJA
Shqetësimi i OBSH: ‘Omicron 2’ është varianti më

SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rikthyer vëmendjen te pandemia COVID-19, ndërsa ka shprehur shqetësim për variantin e ri që po qarkullon “Omicron 2”. Në javën e kaluar, agjencia njoftoi se ka parë një rritje prej 8 për qind në zbulimin e rasteve të COVID-19, me më shumë se 11 milionë rezultate pozitive të testit.

“Këto rritje po ndodhin pavarësisht reduktimeve të testimeve në disa vende, që do të thotë se rastet që po shohim janë vetëm maja e ajsbergut”, shpjegoi Tedros, duke paralajmëruar se kur rriten rastet, rriten edhe vdekjet. Ai shtoi se duhen pritur shpërthime dhe rritje të vazhdueshme lokale, veçanërisht në zonat ku janë hequr masat për të parandaluar transmetimin.

“Çdo vend po përballet me një situatë të ndryshme me sfida të ndryshme, por pandemia nuk ka mbaruar,”- ka përsëritur ai. Ndërsa epidemologia tjetër, Dr. Maria Van Kerkhove e OBSH-së shpjegoi se një kombinim faktorësh po nxit rritjen e rasteve në mbarë botën, duke filluar me një variant më të transmetueshëm.

“Ne kemi ende Omicron i cili po transmeton në një nivel shumë intensiv në mbarë botën. Ne kemi nën-linjat e Omicron BA.1 dhe BA.2. BA.2 porky është varianti më i transmetueshëm që kemi parë deri më sot për virusin SARS-COV2,”- paralajmëroi ajo.

Marrë nga news.un.org

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota obsh omicron 2 organizata botërore e shëndetësisë obsh omicron 2 organizata botërore e shëndetësisë

Sondazh

Poll