Bota

U shkarkua nga detyrua, gazetari Cuomo padit kompaninë! Kërkon dëmshpërblim 125 mln dollarë

16 Mars 2022, 22:07 Nga DOSJA
U shkarkua nga detyrua, gazetari Cuomo padit kompaninë! Kërkon

SHBA- Ish-prezantuesi i CNN, Chris Cuomo, i cili u shkarkua nga detyra, ka paditur kompaninë në arbitrazh, duke i kërkuar 125 mln dollarë dëmshpërblim. Gazetari i CNN ka ngritur padinë për prishje të imazhit dhe integritetit të tij.

Avokatët e gazetarit argumentojnë se “Cuomo është dëmtuar në mënyra të panumërta” duke u shkarkuar “në mënyrë të pacenuar” në fund të vitit të kaluar. Shuma që kërkon vëllai i ish-guvernatorit Andrew Cuomo bazohet në pagat e humbura, bonuset dhe fitimet e ardhshme që ishin parashikuar nga kontrata e punës.

Cuomo u pushua nga puna pasi besohet se ai luajti një rol aktiv në këshillimin e vëllait të tij, guvernatorit të atëhershëm të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, kur ky i fundit po luftonte për të qëndruar në detyrë pasi disa gra e akuzonin për ngacmim seksual.

Marrë nga nbcnews.com

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota chris cuomo chris cuomo

Sondazh

Poll