Bota

‘Faleminderit që nuk më braktise’, Federov flet me Zelenskyn pas lirmint nga trupat ruse

16 Mars 2022, 22:10 Nga DOSJA
‘Faleminderit që nuk më braktise’, Federov flet me

UKRAINË– Kryetari i bashkisë së qytetit jugor të Ukrainës, Melitopol, është liruar, thanë autoritetet ukrainase të mërkurën, disa ditë pasi Kievi tha se ai ishte rrëmbyer nga forcat pushtuese ruse.

Lajmi u konfirmua nga presidenti Zelensky i cili komunikoi me anë të telefonit me të ku Fedorov konfirmoi se ai është “shumë më mirë”.

“Faleminderit që nuk më braktise. Do të më duhen një ose dy ditë për t’u rikuperuar dhe më pas do të jem në dispozicionin tuaj për të kontribuar në fitoren tonë”, -tha ai.

Sipas presidentit dhe parlamentit ukrainas, kryebashkiaku Ivan Fedorov u rrëmbye të premten nga ushtarët rusë që pushtuan Melitopolin, një qytet në gjysmë të rrugës midis Mariupolit dhe Khersonit, sepse ai “refuzoi të bashkëpunonte me armikun”.

Lajmi kryesor/ Dita e 21-të!Rusët zjarr mbi civilët, Zelensky SHBA-ve: Ju bëj thirrje të bëni më shumë

(d.a/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ivan fedorov lufta ukraine-rusi wolodymyr zelenskyi ivan fedorov lufta ukraine-rusi wolodymyr zelenskyi

Sondazh

Poll