Politike

Ministri Çuçi takohet me ambasadorin Shkurov: Në Shqipëri po qëndrojnë 351 ukrainas

16 Mars 2022, 11:37 Nga DOSJA
Ministri Çuçi takohet me ambasadorin Shkurov: Në

TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është takuar ditën e sotme me ambasadorin ukrainas në Shqipëri Volodymyr Shkurov. Me anë të një postimi në Facebook, Çuçi shkruan se ambasadorin Shkurov u garantoi për mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën. Ai gjithashtu ka shkruar se ukrainasve u është lejuar që të strehohen në Shqipëri.

Postimi i Plotë:

Pata sot një takim me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, të cilin e garantova për mbështetjen e Shqipërisë për shtetasit e Ukrainës që kanë ardhur në vendin tonë apo që mund të mbërrijnë në të ardhmen për shkak të luftës. Aktualisht në Shqipëri po qëndrojnë 351 shtetas nga Ukraina, të cilëve iu është dhënë mbrojtja e përkohshme sipas kuadrit të plotë ligjor që ne kemi për azilin. Të tjera masa lehtësuese për hyrjen dhe qëndrimin e tyre do të miratojmë në vijim nëse është e nevojshme, për t’ju gjendur pranë atyre që largohen nga konflikti. Shqipëria është një shembull shumë domethënës kur është fjala te solidariteti dhe pritja e njerëzve në nevojë. E dëshmuam këtë edhe së fundi me afganët që strehuam në vendin tonë dhe po kështu do të bashkërendojmë përpjekjet me vende të tjera të BE-së për t’ju gjendur pranë popullit të Ukrainës në këto kohë të vështira.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bledi çuçi volodymyr shkurov bledi çuçi volodymyr shkurov

Sondazh

Poll