Politike

VD-Rama: Heqja e taksave të naftës do të thotë 95 mijë të papunë!

16 Mars 2022, 10:32 Nga DOSJA
VD-Rama: Heqja e taksave të naftës do të thotë 95 mijë

TIRANË– Për kryeministrin Edi Rama heqja e taksës së naftës do të thotë të mbeten 95 mijë person pa punë. Në një takim me biznesin e vogël, kreu i qeverisë tha se nëse do të hiqnin taksën e naftës, do ta shtonin në faturën e energjisë elektrike sepse buxheti duhet të kompensohet. Kjo do të bënte që një biznes çfarëdo në vend që të paguante 20 mijë lekë të reja energji elektrike, do të paguante dyfish. Dhe me këto kosto, do largonte një kamerier nga puna e kështu do të vepronte çdo subjekt. Duke llogaritur sa subjekte ka Shqipëria, Rama tha se paktën 95 mijë persona, do mbeteshin në rrugë.

“Marrim një tjetër faturë. Ja një biznes tjetër me 132 mijë lekë të vjetra konsumin, po ti vinte vlera ishte 357 mijë lekë iku një kamarier direkt këtu. Sikur një njeri të ikë nga puna 95 mijë të papunë brenda një muaji me një faturë. 95 mijë njerëz do i nxjerrim në rrugë, për cfarë? Për të hequr taksën e karburantit të tyre që dalin ulërijnë atje e shajnë e mallkojnë e sajojnë fakte të paqena e nuk lënë fjalë të ulët pa thënë? Jo, s’bëhet fjalë,”- tha Rama ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR:Rama: Heqjen e taksës së naftës e do foltorja, po u bë, rriten dritat e kemi mijëra pa punë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama kriza ekonomike prej luftes paketa e rezistencës sociale edi rama kriza ekonomike prej luftes paketa e rezistencës sociale

Sondazh

Poll