Politike

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin vjen në Tiranë! Sarraz takohet me Ramën dhe opozitën

16 Mars 2022, 11:10 Nga DOSJA
I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin vjen në Tiranë!

TIRANË– I dërguari special i Gjermanisë në Ballkan, Manuel Sarrazi do të vizitojë ditën e nesërme Tiranën. Pritet që ai të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe me përfaqësues të opozitës. Lajmi është ndarë nga ambasada gjermane në rrjetet sociale. Sarrazi shprehet se Gjermania po angazhohet që të nisë sa më shpejt anëtarësimin në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Për mua është shumë e rëndësishme që fill pas marrjes së detyrës si i Dërguari i Posaçëm i qeverisë gjermane të vizitoj personalisht të gjitha vendet e rajonit. Me këtë dua të bëj të qartë se Shqipëria, Ballkani Perëndimor dhe perspektiva e anëtarësimit në BE për të gjithë rajonin janë të një rëndësie strategjike për Gjermaninë. Kjo ka prioritet të lartë. Qeveria Federale po angazhohet me gjithë forcën e saj për nisjen sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo është në interesin tonë të përbashkët dhe vendimtare për stabilitetin në rajon dhe rrjedhimisht edhe për Evropën“, ka thënë ai paraprakisht, sipas një postimi të ambasadës gjermane.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike manuel sarrazi sarrazi ne tirane manuel sarrazi sarrazi ne tirane

Sondazh

Poll