Bota

Nuk është Telegram! Ky është aplikacioni më i shkarkuar në Ukrainë

16 Mars 2022, 13:33 Nga DOSJA
Nuk është Telegram! Ky është aplikacioni më i shkarkuar

UKRAINË– Nëse menduat se aplikacioni më i shkarkuar në Ukrainë është Telegrami, gaboheni. Starlink, aplikacioni që u mundëson përdoruesve celular të aksesojnë shërbimin e internetit satelitor të SpaceX me të njëjtin emër, ishte aplikacioni më i shkarkuar në Ukrainë, duke arritur vendin e parë të dielën, sipas të dhënave nga ëall Street Journal.

Aplikacioni është shkarkuar gati 100.000 herë në Ukrainë, me shkarkime globale të trefishuara në dy javët e fundit.

Starlink u bë i disponueshëm në Ukrainë disa ditë pasi Rusia e pushtoi, kur ministri i transformimit dixhital të vendit, Mykhailo Fedorov, iu lut Musk-ut përmes Twitter-it që t’i siguronte Ukrainës terminalet që mundësojnë shërbimin, një kërkesë që Musk e realizoi shpejt.

LAJMI KRYESOR: Dita e 21-të! Rusët mbajnë 500 pengje në spital, sot raundi i 5-të i bisedimeve

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota 'starlink' aplikacioni lufta ukraine-rusi 'starlink' aplikacioni lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll